22 Janar 2025

Mosanëtarësimin në UNESCO, do të ketë ndikim edhe në dialog

Prishtinë, 13 nëntor - Qeveria ka reflektuar pas kërkesës së opozitës dhe shoqërisë civile për rishqyrtim të dialogut me Beogradin zyrtar.

Kryeministri Isa Mustafa e zëvendësi i tij Hashim Thaçi kanë dhënë sinjale se fushata e Serbisë që ndikoi në mosanëtarësimin e Kosovës në UNESCO, do të ketë ndikim edhe në dialogun për normalizim të marrëdhënieve, shkruan sot Koha Ditore.

Mustafa ka thënë të mos jetë “normalizim i marrëdhënieve” kur Serbia pengon Kosovën në procese anëtarësimi.

Thaçi, ndërkaq, e ka cilësuar raciste fushatën e Serbisë, dhe për të cilën ka thënë të jetë kundër marrëveshjeve të mbërritura me të deri tash, përcjell Koha.net. Për këtë dështim, Thaçi i ka faturuar faje edhe opozitës.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)