Mosanëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove godet diasporën
Prishtinë, 19 korrik - Ministri i Diasporës, Valon Murati, ka deklaruar se mos-anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Byrove e rrjedhimisht aplikimi i tarifës së sigurimit kufitar po vazhdon të godas diasporën, ekonominë e vendit por edhe qytetarët e Kosovës (sidomos kjo do të jetë e shprehur pas liberalizimit të vizave).
\"Andaj sot në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik kërkova nga Byroja Kosovare e Sigurimeve, e cila edhe mori obligim, që në mbledhjen e radhës të vij me një raport me propozime për rrugët që duhet të ndiqen për eliminimin e kësaj tarife. Njëkohësisht përfaqësuesi i BSK-së njoftoi se shumë shpejt do të fillojë aplikimi i pagesave on-line të sigurimeve kufitare si një lehtësim logjistik për bashkatdhetarët tanë\", ka shkruar Murati në Facebook.