Mos e helmoni të ardhmen e Kosovës
Prishtinë, 27 janar - Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka shprehur brengën e tij ndaj reagimit të Policisë së Kosovës kundër protestuesve, në protestën Jabllanoviqi jashtë, Trepça është e jona.
Ai në profilin e tij në Facebook, ka shkuar se policia nuk duhet ta helmojë të ardhmen e Kosovës. Fosilet e komunizmit në qeveri duhet ta kuptojnë se e ardhmja e Kosovës është në Sheshin Skënderbeu! Shikoni me vëmendje moshën e protestuesve! Mosha e tyre flet vet! Policia e Kosovës nuk duhet ta helmojë të ardhmen e Republikës!, ka shkruar Krasniqi.