16 Janar 2025

Monsinjor Vinzenzo Paglia do të vazhdojë mbështetjen për Kosovën

Prishtinë, 21 mars - Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, arqipeshkvi i Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, i cili është edhe President i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio, po qëndron për një vizitë dyditore në Kosovë.

Presidenti Thaçi sot e ka pritur arqipeshkvin e Selisë së Shenjtë, monsinjor Vinzenzo Paglia, të cilin e ka falënderuar për kontributin e tij gjatë viteve të 90-ta, por edhe për periudhën e pasluftës dhe pas pavarësisë së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës për mbështetjen që i keni dhënë popullit të Kosovës. Ne ndajmë vlerat e përbashkëta si pajtimi, paqja, bashkëpunimi dhe toleranca me Selia e Shenjtë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Rikthimi i monsinjor Vinzenzo Paglia në Kosovë, sipas presidentit Thaçi, është vazhdim i mbështetjes që ai i ka dhënë popullit të Kosovës tash e dy dekada.

“Kosova në këto dy dekada është transformuar në shtet dhe shoqëri moderne. Ne jemi model i bashkëjetesës së religjioneve dhe komuniteteve. Këtë e kemi arritur edhe falë mbështetjes së miqve tanë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Nga ana tjetër, monsinjor Vinzenzo Paglia, është shprehur shumë i gëzuar me vizitën në Kosovë, pas shumë vjetëve.

Ai ka thënë se do të vazhdojë mbështetjen për popullin e Kosovës.

Gjithashtu, edhe presidenti Thaçi ka thënë se Kosova do të vazhdojë bashkëpunimin me Selinë e Shenjtë, sidomos në promovimin e paqes dhe bashkëjetesës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)