21 Janar 2025

Molliqaj: Koalicioni paszgjedhor nuk i ka 83 vota

Prishtinë, 8 gusht - Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje!, Dardan Molliqaj, ka ripërsëritur qëndrimin e kësaj lëvizje, se pa marrëveshje me shkrim nuk mund ta mbështetë koalicionin LDK-AAK-Nisma për formimin e qeverisë së re.

Në një intervistë për “Epokën e re”, Molliqaj ka deklaruar se kjo marrëveshje mund të arrihet në rast se koalicioni paszgjedhor pajtohet që procesi i dialogut të udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje!

Në këtë kontekst, Molliqaj ka thënë se është e domosdoshme që procesi i dialogut të udhëhiqet nga kjo lëvizje.

Edhe pse kanë pasur ofertë nga PDK-ja për bashkëqeverisje, Molliqaj ka thënë se aktualisht kjo parti është e papranueshme për Vetëvendosje!-n.

Ndërkaq duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të partive të koalicionit LDK-AAK-Nisma, se i kanë votat e 83 deputetëve në Kuvend, Molliqaj ka thënë të kundërtën.

Sipas Molliqajt, ky koalicion asnjëherë nuk i ka pasur 83 vota.

“Ata i kanë 83 vota nëse janë duke llogaritur që do të kenë marrëveshje me Vetëvendosje!-n. Pa marrëveshje me shkrim nuk i kanë, siç nuk i kanë pasur në seancën e 17 korrikut, ku deputetët e Vetëvendosje!-s nuk e votuan kandidatin për kryetar të Kuvendit”, ka thënë Molliqaj.

Sekretari organizativ i Vetëvendosje!-s ka folur edhe për tejkalimin e ngërçit politik.

Si opsion të tejkalimit të kësaj situate, Molliqaj nuk e ka përjashtuar as mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të reja, por ka eliminuar çfarëdo mundësie që Lëvizja Vetëvendosje! të hyjë në një listë të përbashkët zgjedhore me koalicionin LDK-AAK-Nisma.

/epoka e re/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)