17 Maj 2024

Molliqaj - Buzhalës: Babën ta arrestoi UÇK-ja

Prishtinë, 6 dhjetor - Debati i sotëm në “Rubikon” të KTV-së është karakterizuar me ashpërsim të gjuhës ndërmjet Berat Buzhalës nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Dardan Molliqajt nga Lëvizja Vetëvendosje.

Molliqaj në një moment i ka thënë Buzhalës se babai i tij është kidnapuar dhe arrestuar nga UÇK-ja.

Kjo deklaratë e tij ka bërë që Buzhala të “nxehet”, duke i thënë atij se po i ndihmon prokurorit serb, Bruno Vekaric, për të ngritur akuza kundër UÇK-së.

“Pyete fshatin tim për këtë. Ju duke folur kështu, njerëzit po shkojnë në Hagë”, është përgjigjur Buzhala.

“Fatmir Limajt dhe Ramush Haradinajt, dosjen në Hagë ua ka dërguar Kadri Veseli”, ia ka kthyer Molliqaj.

“Mua më është vrarë gjyshi e gjyshja në luftë. Ndërsa Glauk Konjfca i ka humbur vetëm pulat. E, Visar Ymeri ka kërcyer me këngë të Goran Bregovicit dhe ka flirtuar me motrat serbe”, ka thënë Buzhala.

“Nëna ime iu ka bërë bukë UÇK-së, e jotja nashta serbëve”, i ka thënë Buzhala Molliqajt.

“Shuj, shuj, se krejt e dimë kush je ti”, ia ka kthyer më tutje Molliqaj.

Ndryshe, në “Zonën e Debatit” në “Klan Kosova”, në lidhje me akuzën se babai i tij është arrestuar nga UÇK, Buzhala ka thënë: “Pas deklaratës së Glauk Konjufcës se babin tim UÇK-ja gjatë luftës e ka shtirë në bunarë, EULEX ka ardhur të pyes në familjen time për këtë rast dhe ne natyrisht se e kemi mohuar një gjë të tillë, pasi që nuk ka ndodh”, është shprehur Buzhala. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)