19 Janar 2025

Moisiu: Liderët t’i ndajnë interesat e Kosovës prej atyre personale

Prishtinë, 1 prill - Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu u ka bërë thirrje liderëve politikë t’i ndajnë interesat madhore të Kosovës prej atyre personale.

Moisiu në një intervistë për ‘Epokën e re’, ka thënë se të zgjedhurit e popullit duhet t’i thërrasin mendjes dhje ta tejkalojnë krizën nëpër të cilën po kalon Kosova.

Sipas tij, zgjidhja e vetme për të dalë nga kjo situatë është dialogu. Moisiu ka bërë me dije se krizë cenon reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe besimin e qytetarëve te politikanët.

Ai ka thënë se Kosova dhe Shqipëria janë mbrapa sa i përket bashkëpunimit si dy shtete, kurse sa i përket bashkëpunimit kombëtar, Moisiu ka bërë me dije se shqiptarët duhet ta synojnë që këtë bashkim ta arrijnë në kuadër të BE-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)