17 Maj 2024

Modernizohen shërbimet në zyren e gjendjes civile në Mitrovicë

Mitrovicë, 13 dhjetor - Realizimi i një projekti të përbashkët nga USAID-i dhe Komuna, ka mundësuar përmirësimin e shërbimeve për qytetarët në zyret e gjendjes civile në Mitrovicë.

Brenda këtyre zyreve që janë pajisur me mjete moderne të punës  janë lehtësuar dhe thjeshtësuar procedurat për qytetarët.

Abdullah Bejtullahu, drejtor për Administratë në Komunën e Mitrovicës, tha se në zyret e gjendjes civile vazhdimisht ka pasur ngarkesë të madhe nga palët për shkak të disa problemeve specifike që janë trashëguar.

Në këtë kontekst, ai përmendi plaçkitjen e librave amë nga Serbia në kohën e luftës, mandej pamundësinë për të hapur të gjitha zyret e gjendjes civile nëpër lokalitete etj.

Ai tha se deri me tani janë bërë investime të dukshme që kanë përmirësuar shërbimet në këtë fushë.

“Para një viti është hapur zyra e pritjes për qytetarë, në mënyrë që për të gjitha kërkesat dhe ankesat e qytetarëve të ketë një vend të caktuar, ndërsa së fundi me një investim të USADI-it dhe Komunës, zyret e gjendjes civile janë shndërruar në një ambient bashkëkohor”.

Drejtori Bejtullahu, sqaroi se bëhet fjalë për projektin që njihet si Sistemi i shërbimeve të hapura për qytetarë si dhe Shërbimi i menaxhimit të palëve në administratën e komunës.

“Në kuadër të këtyre shërbimeve tash e tutje palët do të orientohen sipas një shërbimi elektronik, ku do të pajisen me numër, më anë të të cilit do të drejtohen në njërën prej tavolinave të zyrtarëve”.

Në këtë kontekst, ai tha se në kuadër të këtij projekti janë eliminuar krejtësisht edhe barrierat që kanë ekzistuar ndërmjet qytetarëve dhe zyrtarëve.

“Shërbimet ofrohen në një hapësirë ku zyrtarët dhe palët janë afër njëri-tjetrit pa ndonjë pengesë në mes. Kjo përveç tjerash rrit edhe transparencën e punës aty”.        
 
Vlera e këtij projekti, për të cilin 80 përqind të mjeteve i ka siguruar USAID-i, ndërsa pjesën tjetër komuna, është 39 mijë e 401 euro.

         

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)