19 Janar 2025

Model politik për Kosovën duhet të jetë Evropa

Prishtinë, 15 shkurt -- PSHDK-ja, e shqetësuar për devijimet nga orientim perëndimor, pyet institucione e Republikës së Kosovës, a mund të integrohemi në Evropë nëpërmjet marrjes për model Turqinë.

Natyrisht, duke e ditur se kjo e fundit, ka dekada që pret para portave të BE-së. PSHDK-ja është e brengosur me tendencat e pamenduara të disa segmenteve politike në vend, që rrugën për t’u integruar në Unionin Evropian, shpeshherë e shohin dhe e kërkojnë nëpërmjet Turqisë. 


Këtë javë, u tha në shtyp se projektligji për zhurmën, e çoi një delegacion të Kosovës në Turqi. Kjo nuk është hera e parë, që për çështje tepër të rëndësishme, delegacione nga Kosova shkojnë të frymëzohen dhe të marrin modele në Turqi.

PSHDK-ja konsideron se Republika e Kosovës, duhet të krijojë legjislaturë dhe standarde, në përkim me interesat e saja, duke e ruajtur kohezionin e brendshëm dhe jo duke marrë për modele shtete tjera. PSHDK-ja, si parti me koncepte të qarta kombëtare dhe perëndimore, konsideron se integrimi në BE, nuk duhet të trajtohet si luks, por detyrim dhe thirrje që buron nga interesi ynë jetik kombëtar dhe shtetfrormues.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)