19 Janar 2025

Mobingu dhe Nepotizmi sfidë për Institucionet e Kosovës

Prishtinë, 5 shkurt - Instituti për Kriminologji dhe Kriminalistikë ka prezanuar rezultatet e Hulumtimit të përceptimit të opinionit publik mbi Mobingun dhe Nepotizmin në vendë të punës në Kosovë.

Në këtë prezantim ishin të pranishëm edhe shumë personalitete të jetës akademike dhe politike në Kosovë, ambasador të akredituar në vend si ai i Ambasadës Britanike, asaj Gjermane, përfaqësues të KFOR-it, EULEX-it, USAID, ICITAP, etj.

 Hulumtimi është bërë në shumicën e qyteteve të Kosovës si Prishtinë, Fushë Kosovë Podujevë, Mitrovicë, Skenderaj, Drenas, Novo Bërd, Malishevë, Lipjan, Gjilan, Gjakovë, Suharekë, Ferizaj, Viti, Prizeren dhe Kacanik.

 Nga ky hulumtim del në pah se shumica e qytetarëve të Kosovës konsiderojnë që Mobingu dhe Nepotizmi si dukuri negative janë majftë të shfaqura në vende të punës, ndërsa sektori publik është ai që dominohet më së shumti nga to.

 Poashtu ky hulmutim i ICCJ-së thekson se shumica e qytetarëve mendojnë se bindjet politike luajnë një rol tejet të madh në gjetjen e një vendi të punës në Kosovë. Ndërsa korinzën ligjore qytetarët e vendit e shohin si të pafuqishme për t’i luftuar me efikasitet këto dukuri.

 Sa i përket besimit që qytetarët kanë në institucionet e vendit për ti adresuar shqetësimet e tyre në rast të paraqitjes së Mobingut dhe Nepotizmit, pjesa dërmuese e respodentëve të këtij hulumtimi janë deklaruar se institucioni i parë që do t’i drejtoheshin për ndihmë është Policia e Kosovës, ndërsa gjykatat e vendit nuk gëzojnë edhe aq besim nga qytetarët.

 Një tjetër aspekt i hulumtimit ka nxjerrë në pah edhe përceptimin e qytetarëve karshi mediave,  të cilat sipas tyre shumë pak kontribuojnë në sensibilizimin e qytetarëve rreth këtyre dukurive dhe prezencës së tyre në institucione, thuhet në komunikatën e ICCJ-së.

 Në bazë të të gjeturave të këtij hulumtimi ICCJ rekomandon se “edhe përkundër asaj që Kosova në kornizën e saj ligjore ka disa nene të cilat sanksionojnë këto dukuri, megjithatë  është i nevojshëm amandamentimi i një ligji të veçantë që do t’i mbronte qytetarët nga këto dukuri”, thuhet në komunikatë.

 Ndërsa sipas ICCJ-së sektori publik në Kosovë duhet të aplikoj politika më të rrepta të cilat do të pamundësonin  shfaqjen e Mobingut dhe Nepotizmit. “Poashtu është i domosdoshëm krijimi i mekanizmave të cilat do t’i luftonin këto dukuri në mënyrë konkrete që të eleminohet efekti i tyre”, konstaton ICCJ-ja.

“Institucionet e Kosovës duhet të hartojnë plane adekuate për sensibilizimin e opinionin me legjislacionin i cili egziston për mbrojtjen e qytetarëve. Gjykatat në Kosovë duhet të bëjnë më shumë punë në sjelljen e akterëve para drejtësisë në mënyrë që të kthehet besimi i tyre tek qytetaret.\"

\"Gjatë këtij hulumtimi është vërejtur që shumë nga të anketuarit kan hezituar të flasin për viktimizimin e tyre nga këto dukuri, ose shpesh nuk kan qenë të informuar se këto dukuri janë të kundërligjshme.\"

Andaj jo vetëm institucionet e Kosovës të cilave iu takon primati në këtë problematikë, por edhe mediat duhet të merren më shumë me sensibilizimin e opiononin me praktikat e tilla, si dhe të informojnë audiencën e tyre me raste specifike, kur këto dukuri shfaqen”, tha Drejtoresha e ICCJ-së Kaltrina Pajaziti, gjatë prezantimit të konkluzioneve dhe rekomandimeve të dala nga ky hulumtim.
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)