Mitrovicasit të entuziazmuar për ta votuar dr. Abdyl Salihun
Mitrovicë, 3 qershor - Kandidati për deputet nga PDK-ja, Abdyl Salihu gjatë ditës së djeshme ka vazhduar aktivitetin e tij në takime me qytetarë.
Ai u nda i kënaqur nga takimi me ta, të cilët i dhanë përkrahje të parezervë për projektin e Fillimi i Ridhe për të si kandidat.
Madje mitrovicasit mezi po presin që të vijë dita e 11 qershorit që me votën e tyre ta nderojnë dhe tia kthejnë sadopak borxhin dr. Abylit, për kontributin e tij dhënë Mitrovicës dhe rajonit.
Andaj shumë vullnetarë janë mobilizuar në përkrahje të doktorit duke thënë që këtë ia kemi borxh moral dhe njerëzor këtij njeriu sepse siç thonë ata ka bërë shumë për ti ndihmuar njerëzit.
Dr. Abdylin e përshkruajnë si njeri më pedigre dhe moral të lartë njerëzor , si intelektualin dhe humanistin më të madh të kohës.
Kujtojmë se Abdyl Salihu kandidon për deputet në Kuvendin e Kosovës, me numër 31 nga koalicioni PDK, AAK,NISMA.