Mitrovica Veriore pa kryetar të verifikuar

Prishtinë, 13 janar - Mosnënshkrimi i deklaratës së betimit sipas ligjeve të Republikës së Kosovës nga Krstimir Pantiq, i cili është zgjedhur kryetar i Mitrovicës Veriore në zgjedhjet lokale të Kosovës, nënkupton që mandati i tij është i paverifikuar, kështu që krijon mundësinë e zgjedhjeve të reja për kryetar.
Pantiq, një ditë pas konstituimit të 4 komunave të veriut të Kosovës, ka thënë se në deklaratën e betimit të cilën ai nuk e ka nënshkruar, ka zbuluar më vonë se ka qenë stema e Kosovës si edhe mbishkrimi Republika e Kosovës, raportojë mediat serbe.
Pantiq ka theksuar se në dokumentin e betimit janë mbuluar me letër-ngjitëse Simbolet e Shtetit të Kosovës. Prandaj, sipas medieve serbe, ai thotë se ka refuzuar ta nënshkruajë atë si Kryetar i Mitrovicës së Veriut. Me këtë veprim, praktikisht s\'\'\'\'\'\'\'\'e ka verifikuar mandatin e tij.
Ai ka thënë se në dokumentin e betimit, i cili i është ofruar që ta nënshkruajë, ka qenë e mbuluar me letër-ngjitëse Stema dhe Mbishkrimi i Republikës së Kosovës. Dhe për këtë arsye ai ka thënë se nuk ka pranuar të nënshkruhet në atë dokument.
Pantiq të shtunën ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit të Zyrës për Kosovë, me arsyetimin se nuk dëshiron t`i sjell humbje shtetit të Serbisë dhe qytetarëve të saj. Pos Pantiqit në mbledhjet konstituive nuk kanë dashur ta nënshkruajnë deklaratën e betimit edhe dy këshilltarë të Iniciativës qytetarës Srpska.
Më herët, kusht për konstituimin e këshilltarëve komunalë serbë ishte që në deklaratat e betimit të mos kishte shenja të shtetit të Kosovës derisa shqiptarët e kërkonin të kundërtën - të mos kishte shenja të Republikës së Serbisë, por të Kosovës.