Mitrovica Veriore është duke funksionuar me dy administrata
Mitrovicë, 17 mars - Mitrovica Veriore është duke funksionuar me dy administrata. Njëra për vite rresht u ka shërbyer institucioneve paralele që i ka mbajtur Serbia dhe është legalizuar në fund të 2013-s, pas zgjedhjeve lokale që i ka organizuar Kosova, dhe tjetra është ajo e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore (ZAMV).
Zyra është themeluar nga Qeveria e Kosovës dhe ka pasur për funksion të ushtrojë pushtetin lokal deri në konstituimin e komunës së re. Zyrtarisht komuna është konstituuar, me tu mandatar kryetari i komunës dhe anëtarët e Kuvendit Komunal, të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit të 2013-s, shkruan Koha Ditore.
Fitues të zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, sikur edhe në shumicën e komunave të tjera me shumicë serbe, kanë dalë njerëz që paraprakisht kanë drejtuar organet komunale paralele. Dhe, pas gjithë kësaj kohe, vazhdohet të punohet në paralelizma.
/Koha Ditore/