Mitrovica shkon në rivotim
Prishtinë, 7 janar - Gjykata Supreme e Kosovës (GJSK), mbrëmë ka marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve në 24 qendra të votimeve në komunën e Mitrovicës.
Vendimi është marrë pas ankesës së paraqitur nga Lëvizja Vetëvendosje për keqpërdorime të votave në zgjedhjet e 12 dhjetorit.
Në bazë të aktgjykimit, anulohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ndërsa urdhërohet KQZ-ja që t`i përgatisë procedurat për përsëritjen e votimeve në këto qendra.
Vendimi është konfirmuar edhe nga kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Fejzullah Hasani.