Mitrovica rrezikon të bëhet me dy komuna të ndara
Mitrovicë, 18 maj - Me finalizimin e planit implementues të marrëveshjes 15-pikëshe ThaçiDaçiç, pritet të qartësohet edhe procedura dhe procesi i formimit të komunës së katërt me shumicë serbe në veri, asaj të Mitrovicës veriore.
Krijimi i kësaj komune ishte paraparë edhe me Planin e Ahtisaarit, në bazë të të cilit Kosova kishte shpallur pavarësinë e saj. Kjo nënkupton se institucionet dhe qeveria në Kosovë kanë 4 rënë dakord me krijimin e kësaj komune, shkruan Tribuna.
Por, për faktin që edhe kjo çështje tani ka mbetur si pjesë e zgjidhjes përmes negociatave me Serbinë, burime nga procesi i dialogut Prishtinë-Beograd tërheqin vërejtjen se formimi i komunës së Mitrovicës veriore mund të pësojë disa ndryshime krahasuar me planin e Ahtisaarit.
Bazuar në pakon e Ahtisaarit parashihej që në territorin e komunës aktuale të Mitrovicës të themeloheshin dy komuna, ajo në veri dhe jug.