16 Janar 2025

Mitrovica përmbush obligimet për të riatdhesuarit

Prishtinë, 5 qershor - Komuna e Mitrovicës i ka përmbushur të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me të riatdhesuarit. Kështu tha të mërkurën kryetari i komunës, Avni Kastrati, në një takim me deputeten e Kuvendit të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e cila kryesonte një delegacion të Komisionit për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës, të cilët qëndruan në Mitrovicë për t’u njohur me procesin e riatdhesimit.

Kryetari Kastrati, tha se në Mitrovicë ka sfida për shkak të rrethanave specifike, mirëpo asnjëherë nuk ka munguar përkushtimi për sa i përket  obligimeve për ata që riatdhesohen nga shtetet e huaja.

“Përkundër  rrethanave të përgjithshme, ne ia kemi dalur që t’i kryejmë me sukses punët tona karshi atyre që kthehen”.

Ndërsa, deputetja Blerta Deliu-Kodra, tha se kanë zgjedhur Mitrovicën për shkak të gjendjes që ka për t’u njohur me procesin e riatdhesimit.

“Jemi sot këtu si Komision për Integrime Evropiane të Kuvendit të Kosovës për të parë ecurinë dhe sfidat në procesin e riatdhesimit në mënyrë që të analizojmë draft e Ligjit për Riatdhesim”.               

Ajo theksoi se të gjeturat gjatë vizitave që do të realizojnë nëpër komunat e Kosovës do të adresohen me kohë në mënyrë që ligji të jetë sa më efikas dhe i zbatueshëm.

“U njoftuam se në Mitrovicë viteve të fundit janë të riatdhesuar rreth 300 familje, ndërsa vetëm në vitin e fundit 16 sish”.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)