20 Janar 2025

Mitrovica me Lëvizjen, për bashkim e për zhvillim

Mitrovicë, 1 qershor -  e Lëvizjen VETËVENDOSJE! Mitrovica do të bashkohet dhe do të zhvillohet. Zhvillimi i Mitrovicës bazohet në rivitalizimin e Trepçës, që do ta bëj qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Këto janë zotimet që janë bërë nga kryetari Albin Kurti, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, deputetët e legjislaturës së fundit dhe kandidatët të tjerë.

Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, qytetarëve të Mitrovicës u është drejtuar duke thënë se barrikada që thotë “Kosova nuk kalon” do të bëhet “Serbia nuk kalon”. Ndërkaq, për gjigantin Trepça ka thënë se nuk është vetëm krenaria e të kaluarës, por edhe shansi për zhvillim të së ardhmes. Sipas tij, ata që duan ta zhvillojnë Trepçën, duhet ta bashkojnë Mitrovicën. Ai ka folur për investimet në Trepçë duke thënë se ajo është edhe kushti edhe mundësia për zhvillimin e mbarë Kosovës, meqë një minator nën tokë, i hap katër vende pune mbi tokë. Duke folur për qytetin e Mitrovicës, ai tha se ky qytet e ka paguar çmimin e çlirimit dhe këtë nuk ia ka pasur borxh askujt. Shqiptarët që janë në veri janë edhe të varfër për shkak të ekonomisë, edhe të terrorizuar për shkak të strukturave paralele. Ai ka shtuar se më 8 qershor duhet ta bëjmë edhe Mitrovicën si Prishtinën.

Deputeti i legjislaturës së kaluar Glauk Konjufca potencoi zotimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për bashkim të kombit e të Mitrovicës, e po ashtu kapjen e vrasësve të Enver Zymberit. “Jemi mbledhur këtu që ta lidhim besën se do ta bashkojmë Mitrovicën dhe mbarë popullin shqiptar. Me Lëvizjen VETËVENDOSJE! do ta kemi vetëm një komunë të Mitrovicës. Nuk do të ketë barrikada të strukturave paralele, sepse nuk do të ketë struktura paralele”. Konjufca është zotuar se me Lëvizjen VETËVENDOSJE! do të kthehen të gjithë shqiptarët e dëbuar nga shtëpitë e tyre në veri.

Ndërkaq, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i pranishëm në këtë tubim, tha se ka ardhur koha që i gjithë kombi shqiptar t’i kthehet Mitrovicës. “Ashtu siç e ndryshuam Prishtinën më 1 dhjetor, më 8 qershor duhet ta ndryshojmë Kosovën”, tha ai. Ai e ka kujtuar Mitrovicën si një nga qytetet më të zhvilluara industriale në të kaluarën, kurse sot është qyteti më i rrënuar. Ahmeti shtoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! po rritet çdo ditë e më shumë. “Njëra parti po bie e tjetra nuk është zgjidhje, e në këtë situatë dihet se cili është opsioni”, përfundoi Ahmeti.

Profesori dhe eksperti i telekomunikacionit, Ismet Hamiti, foli para mitrovicasve duke thënë se VETËVENDOSJE! është e përgatitur për qeverisje sepse i ka ekspertët e duhur, Alternativën Qeverisëse dhe dijen e vendosmërinë për ta bërë ndryshimin.

Kurse kandidati Faruk Mujka ka thënë se qeverisjet e deritashme kanë dëshmuar se nuk dinë, e as nuk duan të punojnë për sovranitet dhe nuk mund të qeverisin pa klientelizëm e pa nepotizëm.

Deputetja e kandidaturës së fundit Albulena Haxhiu tha se Lëvizja VETËVENDOSJE! zotohet për luftë kundër korrupsionit dhe se do të kërkojë ligjin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe ligjin anti-korrupsion. Ndërkaq, ka thënë se ligji që amniston kriminelët, do të kthehet mbrapsht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)