16 Janar 2025

Mitrovica kërkon koordinim për ta zbatuar marrëveshjen

Prishtinë, 21 maj - Situata në veri të Mitrovicës gjatë javës së fundit ka qenë e qetë, mirëpo e paqëndrueshme për shkak të disa incidenteve që kanë ndodhur.

Kështu u vlerësua të martën në takimin e Komitetit të Sigurisë, që mbahet në kuadër të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim të Komunës së Mitrovicës.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se duke pasur parasysh pritjet që të arrihet dakordimi për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit, atëherë edhe gjendja në terren bëhet më e ndjeshme. Për këtë ai shtroi nevojën për shtim të masave të sigurisë në veri.

Ai tha se duhet të vazhdoj bashkërendimi i veprimeve ndërmjet institucioneve dhe strukturave të sigurisë, në mënyrë që të shmanget eskalimi i situatës.

“Duhet të jemi të koordinuar në mënyrë që të mos lejohen tensione, të cilat do ta nxirrnin situatën nga kontrolli”.

Në këtë kontekst, drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Behxhet Bala, tha se ka disa grupe ekstremiste, por edhe liderë të serbëve të cilët për qëllime të tyre të ngushta mund të tentojnë që të pengojnë zbatimin e marrëveshjes.

“Strukturat e sigurisë duhet të jenë më aktive në mënyrë që të mos lejohen grupe të tilla të pengojnë zbatimin e marrëveshjes”.

Drejtori Bala përmendi edhe dy incidente që kanë ndodhur javën e fundit në veri, ku grupe serbësh kanë sulmuar qytetarë shqiptarë, njëri prej të cilëve është lënduar me një thikë.            

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)