16 Janar 2025

Mitrovica falënderon Kukësin për mikpritjen gjatë luftës

Kukës, 30 janar - Mitrovica nuk e ka harruar mikpritjen vëllazërore të qytetarëve të Kukësit gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Për këtë një delegacion i Komunës së Mitrovicës, ka vizituar Kukësin për të shprehur falënderimet dhe respektin për kukësianët.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati me bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të partive politike që përfaqësohen në Kuvendin e Komunës, ka qëndruar në Kukës, për të respektuar mirëpritjen për refugjatët nga Mitrovica dhe gjithë Kosova në kohën e luftës.

Në takim me kryetarin  e Kukësit, Hasan Halilaj, Kastrati ka shtruar idenë për binjakëzim me Bashkinë e Kukësit.

“Ne sot kemi ardhur te vëllezërit tonë në Kukës, qytet i cili për Mitrovicën ka pasur një rol të veçantë gjatë luftës gjatë vitit 1999. në emër të qytetarëve të Mitrovicës dhe në emër tim personal, shprehim mirënjohjen për të gjithë popullin e Kukësit për mirëpritjen që na e keni bërë”.

Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj është shprehur shumë i kënaqur me mirënjohjen që i shpreh Mitrovica. Ai u zotua për bashkëpunim në të gjitha fushat.

“Kam qenë në Mitrovicë dhe nuk e harroj falënderimin dhe mikpritjen. Komuna e Mitrovicës ka dhënë mirënjohje për Bashkinë e Kukësit dhe popullin e Kukësit për mikpritje. Bashkia e Kukësit është e gatshme jo vetëm për Komunën e Mitrovicës, por me të gjitha komunat që janë të interesuara për bashkëpunim, si në sport, kulturë etj”.

Drejtuesit e Komunës së Mitrovicës dhe ata të Kukësit janë pajtuar që të bashkëpunojnë edhe për Kullën e Qëndresës që është ndërtuar në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit ’99, e cila ende nuk është funksionale. Delegacioni mitrovicas ka vizituar edhe varrin e heroit kombëtar, Hasan Prishtina, në Kukës. 
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)