Mitrovica e kundërshton privatizimin e Hotel Jadran
Mitrovicë, 12 mars - Pas njoftimit për privatizimin e objektit të njohur si hotel Jadran në qendër të Mitrovicës, i cili që shumë vite shfrytëzohet nga biblioteka Latif Berisha, kryetari i komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, ka thirrur seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës për të shqyrtuar një peticion të këshillit organizativ ku kërkohet mosprivatizimi i këtij objekti.
Kryetari Kastrati, e ka thirrur këtë seancë për të martën (16.03.2010), në mënyrë që KK-ja të del më një qëndrim për këtë çështje, duke pasur parasysh se ai objekt është shumë me rëndësi për qytetin e Mitrovicës si dhe për bibliotekën që tash menaxhohet nga komuna.
Pas përfshirjes së këtij objekti në procesin e privatizimit, ai pat reaguar duke vlerësuar se ajo ndërtesë është shumë e nevojshme për bibliotekën. Biblioteka Latif Berisha e cila është nën menaxhim të komunës, ndërsa objekti ku është i vendosur, është shumë i përshtatshëm për të, duke qenë se është një objekt që ka edhe vlera kulturore dhe historike.
Në këtë kontekst kryetari Kastrati, ju ka drejtuar edhe me kërkesë për mosprivatizim të këtij objekti drejtuesve të Agjencionit Kosovar të Privatizimit (AKP), në mënyrë që të merret parasysh edhe nevoja që ka komuna për këtë ndërtesë.