Mitchell të hënën në Prishtinë riafirmon lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe SHBA
Ai do të riafirmojë lidhjet e ngushta mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara dhe do të inkurajojë qeverinë e Kosovës që të bëjë përparim në dialogun me Serbinë, në forcimin e sundimit të ligjit, në ngritjen e rritjes ekonomike, dhe që të tejkalojë sfidat rajonale në dobi të stabilitetit dhe integrimit perëndimor.
Mitchell pritet te takohet me Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe do te takohet me Udhëheqësit e Rinj.