23 Dhjetor 2024

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve rekomandon forcimin e procesit zgjedhor

Prishtinë, 8 shkurt – Sot në Prishtinë u mbajt një tryezë e rrumbullakët mbi gjetjet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU MVZ) dhe rekomandimet e tij për forcimin e procesit zgjedhor. Tryeza u hap nga Shefi i Zyrës së BE/Përfaqësuesit të Posaçem të BE-së, Ambasadori Tomáš Szunyog dhe Zëvendës Kryevëzhguesi Konrad Olszewski dhe u ndoq nga përfaqësues të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, institucioneve shtetërore, partive politike dhe organizatave të shoqërisë civile.

“Përmirësimi dhe forcimi i procesit zgjedhor është një domosdoshmëri në çdo demokraci, dhe veçanërisht në demokracitë në zhvillim. Vlerësimet dhe rekomandimet e ofruara nga vëzhguesit e zgjedhjeve, si MVZ-ja e BE-së, mund të përfshihen në këtë proces dhe si rrjedhim të ndihmojnë në promovimin e një mjedisi për zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente që është në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira. Megjithatë, kursi aktual i veprimit duhet të drejtohet nga aktorët lokalë si pjesë e pronësisë së tyre mbi axhendën e reformës zgjedhore. Nga ana e BE-së, ne jemi të gatshëm të mbështesim procesin,” ka thënë Ambassadori Szunyog.

Para dhënies së rekomandimeve, Misioni Vëzhgues i BE-së është takuar me një gamë të gjerë bashkëbiseduesish për të diskutuar mangësitë e identifikuara në proces, me synimin për të ofruar rekomandime përkatëse dhe të zbatueshme, me kusht që të ketë vullnet politik për të përmirësuar procesin zgjedhor përpara zgjedhjeve të ardhshme.

Z. Konrad Olszewski, Zëvendës i Vëzhguesit Kryesor i MVZ-së së BE-së duke prezantuar përmbledhjen me 23 rekomandimeve të ofruara nga raporti i MVZ-së së BE-së tha: “Tryeza e sotme ishte një mundësi e shkëlqyer që aktorët kryesorë zgjedhorë të mblidhen dhe të diskutojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse mënyrat në të cilat procesi i reformës zgjedhore mund të çohet përpara. Ne sinqerisht shpresojmë që çështjet e kahershme zgjedhore të identifikuara në raportin tonë, si dhe në raportet e mëparshme të MVZ-së të BE-së, më në fund do të trajtohen dhe rekomandimet tona do të jenë me vlerë të shtuar në këtë proces.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)