20 Janar 2025

Misioni i BE-së do të vëzhgojë të gjitha segmentet e procesit

Prishtinë, 7 qershor - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, priti sot në takim delegacionin e Misionit Vëzhgues të BE-së, të udhëhequr nga shefi i misionit, zotëri Roberto Gualtieri dhe i shoqëruar nga përfaqësuesi i posaçëm i BE-së në Kosovë, zotëri Samuel Zbogar, me të cilin bisedoi për përgatitjet e fundit për zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në vend.

Presidentja Jahjaga fillimisht e vlerësoi pranimin e ftesës nga ana e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashton, për dërgimin e misionit vëzhgues për zgjedhjet në Kosovë dhe gjithashtu vlerësoi lart edhe angazhimin dhe punën e këtij misioni në zgjedhjet komunale të nëntorit të vitit të kaluar.

Presidentja Jahjaga theksoi se zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme në Kosovë, që mbahen nesër, më 8 Qershor, duhet të ngritin standardin e përcaktuar nga zgjedhjet komunale të vitit të kaluar dhe ato duhet të tregojnë pjekurinë e Kosovë për të organizuar zgjedhje të drejta, të lira, gjithëpërfshirëse dhe demokratike.

Ajo tha se zgjedhjet e 8 Qershorit janë shumë të rëndësishme për proceset integruese të vendit.

Presidentja Jahjaga u interesua për përgatitjet e misionit të vëzhguesve për ditën e zgjedhjeve.

Shefi Misionit Vëzhgues të BE-së, zotëri Roberto Gualtieri, e falënderoi Presidenten Jahjaga për ftesën ë bërë për të përcjellë zgjedhjet dhe tha se misioni është përgatitur për përcjelljen e gjithë procesit zgjedhor.

Ai tha se misioni do të vëzhgojë të gjitha segmentet e procesit dhe se është në koordinim të plotë edhe me institucionet përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit. Zotëri Gualtieri tha se pret që zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë të mbajnë standardin e përcaktuar me zgjedhjet komunale të vitit të kaluar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)