19 Janar 2025

Misioni faktmbledhës vlerëson punën e institucioneve të Kosovës

Prishtinë, 7 dhjetor - Misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian ka vlerësuar punën e institucioneve të Kosovës, nga blloku për riatdhesim, riintegrim, sigurinë e dokumenteve, migrim dhe azil.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës theksojnë se ky mision ka dhënë sinjale pozitive sa i përketë të gjeturave gjatë qëndrimit në Kosovë, në përmbushjen e kritereve për liberalizim t vizave.

Këtë javë në Kosovë qëndroi Misioni faktmbledhës i Komisionit Evropian për verifikimin e punës që institucionet e Kosovës bëjnë në përmbushjen e kritereve të dalura nga udhërrëfyesi për liberalizim të vizave.

Koordinatori teknik për liberalizimin e vizave në Qeverinë e Kosovës, Besnik Vasolli tha se janë njoftuar me të gjeturat e këtij misioni, që në përgjithësi janë pozitive:

”Ata ishin pozitivisht të impresionuar me progresin e arritur në të gjitha blloqet. I listuan të gjitha të arriturat tona, që i kemi në këtë proces. Ata thanë se riatdhesimi është duke funksionuar mirë dhe nuk asnjë sfidë në këtë aspekt. Edhe për sigurinë e dokumenteve janë të kënaqur, po janë ndarë pozitivisht me menaxhimin e migrimit”, tha Vasolli.

Zyrtarë të Misionit faktmbledhës konsiderojnë se institucionet e Kosovës duhet të fokusohen më shumë në riintegrim të qëndrueshëm dhe migrim ilegal, tha Vasolli.

”Nëse e shikojmë bllokun dy, migrimin dhe azilin, ata kërkuan që ne ti intesifikojmë, ose ti rrisim trajnimet për zyrtrët policor në pikat kufitare, në Aeroportin e Prishtinës, për të menaxhuar më mirë migrimin”, theksoi ai.

Të gjeturat e këtij misioni pritet të publikohen në fillim të vitit të ardhshëm.

Në këtë kohë institucionet e Kosovës presin edhe një misionin tjetër vlerësues të KE-së në blloqe tjera, në bllokun e dytë që përfshin Menaxhimin e integruar të kufirit, bllokun e tretë, siguria publike dhe rendi ku hyjnë lufta kundër krimit dhe korrupsionit, trafikimi me qenie njerëzore dhe blloku i katërt që ka të bëjë me lirinë e lëvizjes dhe të drejtat e pakicave.

rtk

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)