05 Maj 2024

Misionet ndërkombëtare takohen shpesh me ilegalët e veriut

Prishtinë, 26 mars - Ka kohë që nga veriu vijnë lajme kontradiktore nëse përfaqësues ndërkombëtarë kanë arritur të merren vesh me komunat ilegale të veriut rreth qarkullimit të lirë të konvojeve të tyre nëpër rrugët e veriut.

Misioni për sundimin e ligjit, EULEX, ka reaguar disa herë duke hedhur poshtë lajmin kryesisht të medieve serbe, duke thënë se marrëveshje nuk ka e as që është në plan të arrihet. Siç i ka thënë “Zërit” të dielën Zyra për informim e EULEX-it, “kur është në pyetje liria e lëvizjes, EULEX nuk bën marrëveshje, pasi kjo gjë duhet të jetë e sigurt pa kurrfarë kushtëzimesh”.

Zëdhënësi i EULEX-it, Anne Blanksma, ka thënë përmes telefonit se, megjithatë në krahasim me javët e kaluara, qasja e këtij misioni në veri është disa herë më e madhe.

“Nuk mund të flas në asketin statistikor, por kohët e fundit makinat e EULEX-it kanë në të shumtën e rasteve qasje pa problem në të gjithë veriun e Kosovës. Janë mediet ato që më shumë raportojnë për rastet e rralla kur stafi ynë pengohet nga serbët e veriut sesa ato plot rase tjera kur makinat tona qarkullojnë pa problem në veri”, ka thënë Blankasma.

Dy zyrtarët ndërkombëtarë, Blanksma dhe zëdhënësi i KFOR-it, Uwe Nowitzki e pranojnë që përfaqësues të misioneve të tyre takohen njëherë një herë në javë me zyrtarë serbë të komunave që kanë dalë nga zgjedhjet lokale serbe, të konsideruara si ilegale edhe nga vetë ndërkombëtarët.

Sipas zëdhënësit të EULEX-it, Blanksma, ka disa muaj që UNMIK-u organizon takime të rregullta, çdo të mërkurë, ku marrin pjesë përfaqësues të misioneve ndërkombëtare me ata që paraqiten si përfaqësues të komunave ilegale të veriut.

Të dy zëdhënësit kanë thënë se informacionet për marrëveshje si rezultat i këtyre takimeve janë dhe do të mbesin vetëm spekulime, sepse, sipas tyre, aty nuk shkohet me qëllim për të arritur marrëveshje.

Ndërkaq, njëri nga zyrtarët e shtetit serb që jeton në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Oliver Ivanovic, i ka thënë “Zërit”, se megjithëse EULEX-i thotë që s’ka marrëveshje, një pajtim kohë më parë është arritur.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)