Miroslav Lajçak vjen për vizitë sot në Kosovë
Prishtinë, 13 tetor - Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian (PPBE) për Dialogun Kosovë - Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, vjen për vizitë sot në Kosovë.
Gjatë vizitës së tij nga 13 deri më 15 tetor, ai do të takohet me të gjithë udhëheqësit politikë, komunitetin ndërkombëtar dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.
Lajçak planifikon të diskutojë përparimin e bërë që nga rinisja e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja në muajin korrik, si dhe hapat e ardhshëm në negociatat e marrëveshjes gjithëpërfshirëse.