18 Janar 2025

Mirëpritet nënshkrimi i Protokollit Financiar në mes Francës dhe Kosovës

Prishtinë, 6 korrik - Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë, e ka mirëpritur nënshkrimin e Protokollit Financiar në mes të Qeverisë së Republikës së Francës dhe Qeverisë të Kosovës, për kredinë 66 milionëshe të ndarë nga qeveria e Francës me kushte shumë të favorshme.

Ky është projekti dhe investimi më i madh që do të bëhet në Kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, projekt ky që përfshinë trajtimin e problemit të ujërave të zeza, ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujërave të zeza dhe infrastrukturës përcjellëse.

Pa dyshim që ky është aktualisht problemi më i madh me te cilin ballafaqohen qytetarët e Prishtinës.

Ky projekt do të vjen pas dy projekteve të mëdha, ai Koogjenerimit dhe Fabrikës së ujit në Shkabaj, projekte këto të filluara në kohën e qeverisjes së LDK-së në Prishtinë.

Duhet theksuar se i tërë projekti do të kushtoj 105 milion euro. Kolegjiumi i pesë Degëve të LDK-së në Prishtinë, vlerëson se ky Protokoll Financiar thellon partneritetin strategjik në mes te Kosovës dhe Francës.

Kolegjiumi shprehet mirënjohës dhe falënderues për këtë mbështetje të jashtëzakonshme, të Republikës së Francës.

Kolegjiumi i degëve e falënderon kryeministrin Mustafa, njëherit kryetar i LDK-së, për përkushtimin e tij për të zhvilluar Kosovën dhe Prishtinën me tërheqjen e investimeve nga jashtë.

Na gëzon fakti se për dallim nga Qeverisja aktuale e Prishtinës e cila njeh vetëm dështime dhe stagnim, është kryeministri Mustafa dhe Qeveria e Kosovës që me këtë Protokoll Financiar të nënshkruar po tregon trajtimin e veçantë që po i bënë kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)