19 Janar 2025

Mirëpritet mbledhja e përbashkët e dy Qeverive

Tiranë, 10 janar - Bordi i Qendrës Shqiptare të Studime Strategjike (QSHSS) në mbledhjen e mbajtur sot në Tiranë, ka mirëpritur mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe Qeverisë së Kosovës, si dhe për njoftimin se synohet një bashkërenditje e politikave dhe mbështetje e projekteve që do të fuqizojnë bashkëpunimin për një zhvillim më dinamik e social në të dy vendet.

Bordi i QSHSS mbështet edhe fillimin e realizimit të projektit të interkoneksionit me rëndësi për optimalizimin e integrimin e sistemeve elektroenegjetike të të dy vendeve dhe orientimin për të krijuar një fond për zhvillimin e Luginës së Preshevës.

Bordi mirëpret fillimin e aktiviteteve konkrete nga të dy qeveritë për përshtatjen e harmonizimin e politikave ekonomike dhe te kuadrit legjislativ, që do të fuqizojnë bashkëpunimin tregëtar, në fushën e investimeve dhe në fusha të tjera e vecanërisht aktivitetet për realizimin e bashkimit doganor të dy vendeve.

Bordi i QSHSS aprovoi një axhendë aktivitetesh që përfshijnë studime e analiza, tubime dhe veprimtari të tjera lobimi për realizimin e projekteve ne sektorë të ndryshëm që i kontribuojnë shfrytëzimit të potencialeve, burimeve dhe kompetencave të përbashkëta për ta fuqizuar pozicionin e shqiptarëve në rrjedhat globale, europiane dhe rajonale të zhvillimit ekonomik, arsimor, teknologjik, shkencor e social. 

Midis të tjerash QSHSS do të përcjellë trendet e këtij bashkëpunmi përmes përgatitjes dhe publikimit të studimit të quajtur “Indeksi i Bashkëpunimit Kombëtar” si dhe organizimin e një “Forumi Kombëtar Vjetor”, për të analizuar këto trende dhe prodhuar iniciativa, projekte e rekomandime lidhur me fuqizimin e bashkëpunimit ekonomiko-shkencor mbarshqiptar.

QSHSS është themeluar më 24 nëntor2012, në Prizren, si një “think tank“, një organizatë jofitim prurëse, për të krijuar një sinergji zhvillimore nëpërmjet bashkëpunimit ndërshqiptar, në gjirin e seciles aderojnë dhe kontribuojnë ekspertë të spikatur nga qarqet akademike dhe të biznesit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)