23 Dhjetor 2024

Miratohet vendimi për blerjen e ndërtesave të dy ambasadave

Prishtinë, 9 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës për blerjen e ndërtesave të dy misioneve diplomatike.

Me këtë vendim, MPJD fillon zyrtarisht procesin për blerjen e ndërtesave të ambasadave të Republikës së Kosovës në dy kryeqendra botërore, Washington D.C., SHBA, dhe Londër, Mbretëria e Bashkuar.

Bazuar në orientimin strategjik për konsolidimin e prezencës së Republikës së Kosovës në këto kryeqendra dhe në strategjinë gjithëpërfshirëse për reformim, ri-strukturim si dhe rritje të nivelit të përfaqësimit të Kosovës përmes shërbimit të Jashtëm, MPJD në këtë vit fiskal, ka ndarë buxhetin prej tetë milion e nëntëqind e njëzet e shtatë mijë e shtatëqind e njëzet e një euro (8,927,721. 00 €) për blerjen e ndërtesave të ambasadave.

Blerja e disa ndërtesave të ambasadave të Kosovës nëpër botë, është prioritet i vënë nga Ministria Gërvalla-Schwarz, me qëllim që MPJD-së ti lehtësohet barra financiare e pagesave të qirave të ambasadave.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)