Miratohet strategjia për privatizimin e PTK-së
Prishtinë, 14 tetor - Kuvendi i Kosovës me 47 vota ka miratuar Strategjinë për Privatizimin e Postë Telekomit të Kosovës. Deputetët e LDK-së e kanë bojkotuar votimin ashtu sikurse edhe ata të AAK-së e LDD-së.
Shef i grupit parlamentar të LDK-së Ismet Beqiri, nuk ka ndryshuar nga qëndrimi i mëparshëm. Nuk ikim nga ai qëndrim që ky proces të jetë i analizuar mirë, transparent dhe të shtyhet, dhe jemi kundër këtij privatizim, tha ai.
Ramë Buja, shef i grupit parlamentar të PDK-së, tha se janë për miratimin e kësaj strategjie dhe propozon që shkohet në votim e të mos shtyhet.
Ahemt Isufi, nga grupi parlamentar i AAK-së, tha se rrjedha se si kanë ardhur deri të ky moment i privatizimit, tregon joseriozitet të Qeverisë.