18 Janar 2025

Miratohet strategjia për bartjen e kompetencave nga EULEX në qeveri

Prishtinë, 30 gusht – E drejtuar nga kryeministri Hashim Thaçi, Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt, në të cilën ka miratuar rregullore dhe vendime nga fushat e saj të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.

Në hapje të mbledhjes, kryeministri Hashim Thaçi ka vlerësuar se takimi i fundit i zhvilluar në Bruksel, në mes të dy kryeministrave të dy vendeve të pavarura, pra në mes të kryeministrit të shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë, ka qenë i fokusuar në përmbylljen e dy çështjeve jashtëzakonisht të rëndësishme, atë të energjisë dhe telekomit.

“Mund të konfirmoj, se jemi shumë afër zgjidhjes së këtyre dy çështjeve, dhe kjo marrëveshje pritet të arrihet në takimin e ardhshëm. Marrëveshja do të jetë plotësisht në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës” ka thënë kryeministri Hashim Thaçi dhe ka shtuar se “kanë mbetur edhe disa detaje të sqarohen. Shpresoj dhe besoj se deri më datën tetë shtator do të mund të përmbyllim edhe këto dy çështje jashtëzakonisht të rëndësishme”.

Kryeministri Thaçi ka vlerësuar edhe përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të zhvillohen me 3 nëntor.

“Është jashtëzakonisht me rëndësi që të vazhdojmë me përkushtimet tona për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira, demokratike dhe me një pjesëmarrje sa më masive. Këto do të jenë zgjedhjet e para të lira, që do të organizohen në tërë territorin e Kosovës, ku do të marrin pjesë të gjitha komunitetet. Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë të respektojë në plotëni marrëveshjen e 19 prillit për organizimin e zgjedhjeve edhe në veri. Prandaj, do të çmohet çdo angazhim për pjesëmarrje sa më masive të qytetarëve të vendit në këto zgjedhje, në veçanti edhe të komunitetit serb në veri” ka thënë kryeministri Thaçina fjalën e hapjes së mbledhjes së Qeverisë.

“Qeveria e Kosovës do ta mbështesë plotësisht KQZ-në në vendimet që do të merr në të ardhmen. Zgjedhjet do të organizohen me dokumente zgjedhore dhe duhet të jenë në kuadër të Kushtetutës sonë, dhe të jenë atraktive për të gjithë. Të jenë atraktive dhe të pranueshme edhe për serbët në veri. Ndoshta nuk do të jenë shumë atraktive dhe të duartrokitura politikisht, por do të jenë të pranueshme për të gjithë. Të mendojmë të gjithë për rëndësinë historike të organizimit të zgjedhjeve në gjithë territorin dhe pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve” vlerësoi kryeministri Hashim Thaçi.

Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar Rregulloren mbi  procedurat për mbi emetimin dhe menaxhimin e borxheve shtetërore, garancive shtetërore dhe borxheve komunale.

Qëllimi i kësaj Rregulloreje është që të rregullojë procesin për hyrje në borxhe shtetërore për projekte investuese, hyrjen në borxhe shtetërore për mbulimin e deficitit buxhetor, nën-huazimin e kredive shtetërore, emetimin e garancive shtetërore, miratimin e borxheve komunale, disbursimin dhe shërbimin e borxheve shtetërore, si dhe regjistrimin e raportimin e statistikave për Borxhin Publik.

Dispozitat e kësaj Rregulloreje vlejnë për të gjitha institucionet publike të Republikës së Kosovës dhe gjejnë zbatim në të gjitha rastet kur Republika e Kosovës merr përsipër obligime financiare në kuptim të Ligjit për Borxhet Publike.

 Në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin e vendimit për regjimin e hyrjes, qëndrimit, transitit dhe largimit të shtetasve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian në Republikën e Kosovës. Shtetasve të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të Zonës Shengen, ju lejohet hyrja, transiti dhe qëndrimi deri në 90 (nëntëdhjetë) ditë, si dhe largimi nga territori i Republikës së Kosovës me letërnjoftim biometrik.

Qeveria e Kosovës ka miratuar Strategjinë për bartjen dhe kalimin e kompetencave të EULEX-it në institucionet e Kosovës si dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, që lidhen me kompetencat e EULEX-it.

Akademik Hivzi Islami tha se ASHAK-u ka bashkëpunim relativisht të gjatë me Akademinë Europiane dhe si anëtar të barabartë të kësaj akademia janë anëtarësuar në vitin 2004. Akademik Islami tha se ASHAK ka bashkëpunim shumë të mirë edhe me asociacionet e tjera, qoftë evropiane apo të rajonit, ndërsa vizitën e Kryetarit Stock e vlerësoj si nxitëse të thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të akademisë kosovare me institucionet e tjera ndërkombëtare.

Në fund, Akademik Islami vlerësoi edhe mbështetjen që ka marrë nga Zëvendëskryeministri Kuçi, veçanërisht lidhur me autonominë dhe pavarësinë e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në punën e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)