16 Janar 2025

Miratohet Rregullorja për Organizimin e Brendshëm të MMPH-së

Prishtinë, 5 maj - Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar Rregullorja për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e vendeve të punës të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Miratimi i kësaj Rregulloreje paraqet një hapë të rëndësishëm në procesin e reformimi të administratës publikë në Kosovë, në rastin konkret të administratës së MMPH-së.

Ministri Ferat Shala, në fjalën e tij në mbledhjen e Qeverisë theksoj se qëllimi  i Rregullores është unifikimi i organizimit të brendshëm të MMPH-së.

Gjithashtu Rregullorja ngërthen në vete të gjitha njësit organizative të cilat funksionojnë brenda MMPH-së. E veçanta e kësaj Rregullore është themelimi i Autoritetit Rajonal i Pellgjeve Lumore e cila është edhe kërkesë e Bashkimit Evropian.

Organizimi i MMPH sipas Rregullores është përcaktuara në atë mënyrë që të mundësoj parandalimin e burokracisë në punën e administratës dhe ta bëjë atë sa më transparente dhe funksionale duke i shërbyer kështu sa më shumë interesave të qytetareve të Kosovës.

Problemet e mjedisit janë shumë të ndjeshme në Kosovës, përballja me to është detyrimi themelore i MMPH-së, kjo rregullore do të bëjë punën më të lehtë si dhe ministrinë më funksionale dhe llogaridhënëse në trajtimin e çështjeve mjedisore për një zhvillim më të qëndrueshëm mjedisor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)