16 Janar 2025

Miratohet rezoluta për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Prishtinë, 6 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës me 74 vota për dhe 4 kundër ka miratuar sot Rezolutën lidhur me të drejtat elementare të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Rezoluta për të drejtat e shqiptarëve në jug të Serbisë, është hedhur në votim pasi që javën e kaluar nuk kishte dakordim mes grupeve parlamentare rreth përmbajtjes.

Pas harmonizimit të përmbajtjes së Rezolutës nga grupet parlamentare, sot deputetët vetëm kanë hedhur në votim atë.

Teksti i Rezolutës është lexuar nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, iniciues i kësaj nisme.

Fillimisht, Rezoluta kërkon shtimin e kujdesit shtetëror të Kosovës për shqiptarët e tri komunave në jug të Serbisë, të njohura me termin Lugina e Preshevës.

Ndër të tjera, Rezoluta parasheh edhe vendosjen e reciprocitetit mes të drejtave që gëzojnë serbët në veri të Kosovës me shqiptarët në Luginë.

Ndër kërkesat kryesore të Rezolutës ishte edhe lirimi i të burgosurve politik që mbahen nëpër burgjet e Serbisë deri te ajo që Këshilli i Evropës të hetojë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë.

Rezoluta kërkon që Kosova të kujdeset për të zhvendosurit nga Lugina e Preshevës, të mundësohet shkollimi dhe mirëqenia për ta, si dhe të hapen zyra në Prishtinë e Gjilan që do të punon për këtë qëllim.

Njëherësh, është kërkuar që Qeveria të heq ngarkesën e pagesës për qytetarët nga Lugina të cilët duhet të paguajnë nga 20 euro në javë për kalimin e kufirit nga Serbia për në Kosovë.

Për dallim nga seanca e kaluar, Partia Demokratike e Kosovës dhe kryeministri Hashim Thaçi, kësaj radhe kishin hequr dorë nga neni një i propozuar i cili kërkonte që me Rezolutë të kërkohej amandamentimi i Kushtetutës me një nen sipas të cilit, Kosova do të obligohej të interesohej dhe kujdesej për shqiptarët jashtë kufijve të saj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)