23 Janar 2025

Miratohet Rezoluta për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi

Prishtinë, 25 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar sot Rezolutën për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi, të inicuar nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbështetje të nenit 65.1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe nenin 6.1 të Rregullores së Kuvendit, i propozon Kuvendit të Republikës së Kosovës, që në mbledhjen plenare të mbajtur më 25 qershor 2015, të miratojë këtë:

R E Z O L U T Ë

•    Referenca juridike dhe faktike e caktimit të kufijve të jetë vija kufitare sipas ndarjes administrative siç ka qenë e paraparë me ligjin në fuqi për kufijtë administrativë të ish-RSFJ-së, sipas Kushtetutë së 1974-tës, dhe kushtetutës së sotme të Republikës së Kosovës.
 
•    T\'i dorëzohet me shkrim Kuvendit dhe Komisioneve përgjegjëse dosja, hartat dhe analiza lidhur me demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

•    Kryeministri Isa Mustafa të marrë masa që Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi të bëjë sa më parë publike të gjitha diskutimet dhe çështjet e parashtruara nga pala malazeze.

•    Para miratimit të elaboratit ndërkufitar Kosovë-Mali i Zi, Qeveria të raportojë në Kuvend

•    Qeveria të marrë masa që secili banor i zonës ku pritet të bëhet demarkacioni të ketë  hartat dhe sqarimet e nevojshme mbi pronat e tyre.

•    Të ftohet për raportim Komisioni Shtetëror për Shënimin e Kufirit me Malin e Zi, në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

•    Të bëhet demarkacioni i kufirit me Serbinë sipas kufijve të përcaktuar sipas kushtetutës së 1974-tës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)