Miratohet qasja e Kosovës në Programet e BE-së
Pas miratimit të sotëm kjo marrëveshje kornizë e cila është nënshkruar mes BE-së dhe Kosovës në dhjetor të vitit kaluar do të hyj në fuqi së shpejti dhe do të mundësoj që Kosova të jetë pjesë e 17 programeve të BE-së që ofrojnë mbështetje financiare për një gamë të gjerë përfituesish, siç janë, studentët, shkencëtarët, OJQ-të, bizneset, qytetet, rajonet, mediet, artistet dhe shumë të tjerë.
\"Kërkesat e Kosovës për tju mundësuar qasja në këto programe janë të kamotshme dhe procesi deri te miratimi i sotëm ka qenë i gjatë, duke filluar zyrtarisht që nga viti 2009 kur Komisioni Evropian e ka rekomanduar për herë të parë\", thuhet në një kumtesë të Ministrisë.
Sipas Ministrsë, kjo do të krijoj mundësi të reja për bashkëpunim mes Kosovës dhe BE-së, duke përfshirë edhe pjesëtar të ndryshëm të shoqërisë tonë në proces të bashkëpunimit me kolegët e tyre nga BE edhe rajoni.
Qeveria e Kosovës në vitin e parë pas hyrje në fuqi, pra gjatë vitit 2018, ka paraparë pjesëmarrjen në katër nga këto programe në vitin në vazhdim: Erasmus +, COSME , Evropa për Qytetarë dhe Evropa Kreative.