19 Janar 2025

Miratohet projektligji për zonën e Obiliqit dhe rreth tij

Prishtinë, 31 janar - Me iniciativën e deputetëve të Lëvizjes për Bashkim, Agim Kuleta dhe Aurora Bakalli, Kuvendi i Kosovës, sot, me 66 vota për, 1 abstenim dhe asnjë kundër, miratoi në parim projektligjin për zonën e rrezikuar mjedisore të Obiliqit dhe rreth tij.

Projektligji për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit dhe Rreth tij, themelon bazën ligjore për përcaktimin e komunës së Obiliqit dhe të rrethinës së saj si zonë me status të veçantë mjedisor, përcakton masat mbrojtëse dhe masat tjera shtesë për përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve të kësaj zone, si dhe përcakton mekanizmat për zbatimin e këtyre masave.

Përveç masave për mbrojtjen e ambientit, projektligji parasheh edhe masa specifike për mbrojtjen e shëndetit të popullatës së kësaj zone, furnizim të pandërprerë me energji elektrike dhe kuotë më të ulët të çmimit të energjisë elektrike, përparësi në punësim në kushte të barabarta për banorët e zonës, të drejtën për qasje në ngrohjen qendrore me avull nga termocentralet dhe krijimin e infrastrukturës dhe politikave të vazhdueshme për aktivitete sportive dhe kulturore. Gjithashtu, parashihet edhe ndarja e një granti të veçantë nga Qeveria e Kosovës në funksion të implementimit të tij.

Projektligj është rezultat edhe i debateve të shumta publike të zhvilluara me qytetarët e kësaj zone dhe bashkëpunimit me shoqërinë civile e organet profesionale të Kuvendit, të cilët shfrytëzojmë rastin t’i falënderojmë për kontributin e tyre të çmuar.

Konsiderojmë se projektligji në fjalë do të kompletojë edhe më tej kornizën ligjore të kësaj fushe dhe do t’i forcojë edhe më tutje institucionet kompetente, në drejtim të përmbushjes së objektivave mjedisore të përcaktuara në bazë të standardeve të parapara në direktivat e Bashkimit Evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)