Miratohet Projektligji për luftimin e financimit të terrorizmit
Prishtinë, 18 maj - Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim projektligjin për parandalimin e pastrimit të parave dhe luftimin e financimit të terrorizmit.
Institucionet thanë se ky projektligj lidhet ngushtë me programin e qeverisë për vitet 2015-2018 për luftimin e terrorizmit.
Ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili ka prezantuar Projektligjin, tha se lufta kundër terrorizmit, lidhet ngushtë me programin e qeverisë së Kosovës për vitet 2015 - 2018.
Konkretisht ndërlidhet me objektivat e qeverisë për të parandaluar dhe luftuar terrorizmin dhe bashkëpunuar me të gjitha vendet në luftimin e terrorizmit, ka deklaruar Hoti.
Ky program parasheh aplikimin e një qasje pro-aktive për bashkëpunim ndërkombëtar për parandalimin e pastrimit të parave, financimin e terrorizmit dhe krimeve të tjera financiare si dhe zhvillimin e legjislacionit kombëtar në përputhje me standardet ndërkombëtare, ka theksuar ministri Hoti.
Kosova është pjesë edhe koalicionit ndërkombëtar për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, ndërsa është përballur me dukurinë e përfshirjes së qytetarëve të saj në konfliktet në Lindjen e Mesme.