22 Janar 2025

Miratohet Projektligji për Lirinë Fetare në Kosovë

Prishtinë, 9 shtator – Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa, ka zhvilluar mbledhjen e 48-të me radhë.

Projektligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë ka marr miratimin e Qeverisë në mbledhjen e sotme. Sipas këtij projektligji, bashkësitë fetare ekzistuese dhe ato që regjistrohen të reja, kanë statusin e personave juridik dhe kanë të drejtë të themelimit të institucioneve të ndryshme brenda tyre, me karakter humanitar, fetar, edukativ, apo karakter tjetër të ngjashëm, të cilat mund të fitojnë edhe vetë statusin e personit juridik. Shteti respekton të gjitha bashkësitë fetare në Republikën e Kosovës, njeh si përfaqësues të tyre vetëm personat e autorizuar nga bashkësitë fetare në Kosovë, dhe garanton mbrojtjen e bashkësive fetare nga çdo person apo grup që pretendon emrin, objektet e kultit, pronat, logot dhe vulën e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)