Miratohet Projektligji për Amnistinë
Projektligji është mbështetur nga të gjitha partitë parlamentare, përjashtuar Vetëvendosjen, e cila ka vlerësuar se përmes këtij ligji po amnistohet krimi.
Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi që bëri prezantimin e tij, duke thënë se për këtë projektligj ka një konsensus më të gjerë dhe më demokratik.
Në shtetet e konsoliduara ligji vjen si rezultat i një mentaliteti dhe realiteti të shprehur përmes vullnetit të qytetarëve, por në demokracitë e brishta, siç është kjo e jona, natyrisht është ligji që tenton të ndryshojë realitetin. Unë jam i bindur se ky ligj do ta bëjë një gjë të tillë, tha Kuçi.
Grupet parlamentare të PDKsë, LDKsë, AKRsë dhe AAKsë kanë përkrahur projektligjin e Amnistisë ndërsa Vetëvendosja është shprehur kundër tij.
Behar Selimi nga PDK tha se Ligji do të mundësojë ndarjen e strukturave ilegale dhe kriminale kudo që ndodhen në vend, derisa ka pranuar se akti i miratimit është më tepër politik sesa juridik.
Të bindur se me aprovimin e këtij Ligji ne po krijojmë mundësi për shpërbërjen e strukturave ilegale apo paralele kudo që ndodhen ato si në Veri si në jug dhe ne emër të integrimit të atyre që akoma s janë integruar sot e kemi edhe më lehtë të votojmë për arsye se sot projektligjit e ka karakterin e qartë politik ndonëse është akt juridik për më tepër është arrit konsensus për heqjen e nenit 3 . Gjithashtu përmes neni pesë bëhet ndarja e strukturave ilegale dhe kriminale, tha Selimi.
Haki Demolli nga LDK ndërkaq dha arsyet pse partia e tij do të votojë pro këtij Ligji.
Arsyeja e parë është heqja e nenit 3, arsyeja e dytë është se pas aprovimit të draftit të parëka pasur debat si pasoje e të cilit ka rezultuar ndryshimi, kërkojmë që versioni t të parë ti shtohet një dispozitë ku theksohet se nuk do të amnistohen kryerësit e veprave penale kundër jetës dhe trupit, tha Demolli.
Ardian Gjini deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës adresoi disa kritika ndaj disa deputetëve subjekteve politike por edhe mediave duke thënë se duhet të kuptohet njëherë e mirë që vrasësit nuk amnistohen dhe se kjo është recidive edhe në Projektligj.
Ne kemi thënë herën e parë që e votojmë në parim për shkak se kemi kërkuar ndryshimet e nevojshme që e kemi parë që tash janë bërë. Duhet të kuptohen që ekzistojnë provizionet. Nuk ka amnisti për vrasësit. Është e turpshme se si disa në Kuvend manipulojnë me masën duke thënë se do të amnistohen vrasësit kjo nuk është e vërtetë, tha Gjini.
Myzejene Selmani ndërkaq tha se AKR e voton Ligjin në emër të obligimit q del nga dialogu me Serbinë dhe marrëveshja e arritur në Bruksel si dhe pas heqjes së nenit. 3.
Derisa Albulena Haxhiu nga Vetëvendosja iu drejtuar Zëvendëskryeministrit Hajredin Kuçi duke thënë se asnjëri nga tri kriteret e ligjit të përmendura nga ai nuk figurojnë në Projektligjin për Amnisti.