Miratohet Projekligji për Mbrojtjen nga Zhurma
Prishtinë, 13 nëntor - Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhjen e saj të rregullt ne te cilën ka miratuar projkeligje, rregullore, udhëzime administrative dhe vendime tjera nga fusjhat e përgjegjsive të veta kushtetuese dhe ligjore.
Projekligji për Mbrojtjen nga Zhurma është miratuar sot nga Qeveria e Kosovës. Qëllimi i këtij projketligji është përcaktimi i qasjes unike dhe shmangjes dhe parandalimit të efekteve negative, duke përfshirë edhe bezdisjen nga zhurma në mjedis.
Projektligji përcakton përgsatitjen e hartave të zhurmës, informimin e publikut për këtë si dhe miratimine planeve të punës nga ana e Qeverisë dhe komunave, bazuar në hartat e zhurmës.
Projektligji përcakton edhe bazën e vendosjes së masave të komunitetit për zvoglimin e zhurmës.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria ka miratuar edhe rregulloren për organizimin e brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë.
Kjo Rregullore ka për qëllim përcaktimin e organizimit të brendshëm të Ministrisë së Drejtësisë dhe të organeve tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj. Rregullorja zbatohet për Ministrinë e Drejtësisë dhe organet tjera të administratës shtetërore nën mbikëqyrjen e saj.
Është miratuar edhe Udhëzimi Administrativ për Shpalljen e Rrjetit Ekologjik, i cili shpall rrjetin ekologjik të Republikës së Kosovës me sistemin e zonave të rëndësishme ekologjike dhe korridoreve ekologjike. Zonat e rrjetit ekologjik e përbëjnë të gjitha objektet spelologjike dhe korridoret ekologjike.
Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për fillimin e dekomisonimit dhe çminimit të kapaciteteve të Kosovës A, të cilat nuk e pengojnë operimin normal të njësive aktive të këtij termocentrali. Ky veprim është në përputhje me Strategjinë e Energjisë së Republikës së Kosovës.
Në mbledhjen e sotme është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme dhe të pronave dhe zotëruesve të interesit të cilët duhet shpronësohen me qëllim të zgjerimit të mihjes së Kompanisë Sharrcem.
Edhe vendimi për ndarjen e mjeteve prej 500,000 Euro për sigurimin e këshillave ligjore dhe shërbimeve të ndërlidhura për përgatitjen e dokumentacionin dhe procedurave tjera përcjellëse për aplikim për anëtarësi në Këshillin e Evropës dhe mbarëvajtjen e procesit të negociatave për Marrëveshje për Stabilizim dhe Asociim është miratuar nga kabineti qeveritar
Qeveria ka miratuar edhe Marrëveshjen kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëpunimin në lehtësimin e tregtisë në mes të dy vendeve.
Duke e pasur parasysh këtë dispozitë ligjore të Ligjit për Miniera dhe Minerale nenin 59 paragrafi 5 nën autoritetin e Sekretarit të Përgjithshëm të Zyrës së Kryeministrit duhet të shpallet konkursi për kryetarin dhe tre anëtarëve të Komisioni të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
Në mbledhje është aprovuar rekomandimi për Ministrinë e Infrastrukturës që të lidh Marrëveshje Bashkëpunimi me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës së Republikës së Shqipërisë.
Kjo marrëveshje do të thellojë bashkëpunimin në fushat e transportit dhe të infrastrukturës që do të krijoj mpakte pozitive për zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në mes të dy vendeve.
Qeveria ka miratuar edhe vendimin për ri-rregullime buxhetore sipas Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2013.