16 Janar 2025

Miratohet plani vjetor i punës së Qeverisë për vitin 2017

Prishtinë, 30 dhjetor - Në hyrje të mbledhjes së Qeverisë, kryeministri Mustafa informoi kabinetin qeveritar për emërimin e Ferat Shalës në postin e ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Kabineti qeveritar miratoi Planin Vjetor të Punës së Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2017, për të cilin kryeministri Isa Mustafa tha se është harmonizuar ndërmjet të gjitha ministrive, agjencive qeveritare dhe organizatave tjera.

Gjatë prezantimit të këtij plani në mënyrë të detajuar, zëvendëskryeministri Ramiz Kelmendi tha se Plani Vjetor i Punës për vitin 2017 është instrumenti kryesor, i cili shërben për zbatimin e prioriteteve të Qeverisë, duke qenë njëkohësisht edhe mekanizëm institucional vjetor, i cili shërben për të zbatuar në praktikë programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe integrimin dhe harmonizimin e prioriteteve të vendosura në program.

Plani i punës së Qeverisë për vitin 2017 specifikon masat dhe aktivitetet kryesore për arritjen e prioriteteve të Qeverisë për gjatë vitit 2017 në përputhje me objektivat dhe synimet e përcaktuara në programin e Qeverisë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)