22 Janar 2025

Miratohet nisma për Qendrën e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime

Prishtinë, 9 shtator – Qeveira ka miratuar nismën për lidhjen e Marrëveshjes Rajonale për Themelimin e Qendrës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione.

Themelimi i Qendrës së Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione është një nismë rajonale që synon të realizohet përmes marrëveshjes rajonale që do të nënshkruhet më 17 shtator të këtij viti në Split të Kroacisë, nga Shqipëria, Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia.

Qendra e Ballkanit Perëndimor për Hulumtime dhe Inovacione do të jetë një organizatë ndërkombëtare e pavarur, jofitimprurëse dhe në pronësi të palëve nënshkruese të marrëveshjes rajonale. Kjo qendër do të mbështes fuqizimin e bashkëpunimit në nivel evropian dhe nivel ndërkombëtar, duke përmirësuar klimën e Ballkanit Perëndimor për hulumtime dhe inovacione. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)