Miratohet në parim Projektiligji për zgjedhjet e përgjithshme
Prishtinë, 3 prill - Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme në vend. Me 44 vota për, 18 abstenime dhe 2 kundër, deputetët e Kuvendit tëKosovës e kanë miratuar sot Ligjin për Zgjedhjet e përgjithshme nëRepublikën e Kosovës.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës miratuan në parim Projektiligjin për zgjedhjet e përgjithshme në vend. Megjithëse u cilësua si projektligj që nuk përfshinë ndryshimet e pritura, grupet parlamentare i dhanë mbështetje, me përjashtim të Vetëvendosjes, e cila abstenoi.
Kuvendi do të filloj seancë të re pasdite ku në red dite ka shqyrtimin për herë të dytë të Projektligjit për veteranët e UÇK-së.