Miratohet ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për Transportin Rrugor
Prishtinë, 24 qershor - Kabineti qeveritar në mbledhjen e sotme, është aprovimi i Koncept dokumentit për hartimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Transportin Rrugor.
Ndryshimi dhe plotësimi i Ligjit për transportin rrugor vjen si rezultat i harmonizimit të legjislacionit të Kosovës që rregullon fushën e transportit rrugor me legjislacionin e Bashkimit Evropian. Këto plotësime dhe ndryshime të Ligjit aktual do të kontribuojnë në modernizimin e shërbimeve të transportit rrugor të udhëtarëve dhe mallrave në Kosovë dhe në interes të konsumatorëve të këtyre shërbimeve.