17 Maj 2024

Miratohet ligji për parqet kombëtare Bjeshkët e Nemuna dhe Sharri

Prishtinë, 13 dhjetor - Sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, pas leximit të dytë, u miratuan ligjet për parqet kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.

Këto dy territore të Republikës së Kosovës veçohen me vlera dhe raritete natyrore, me numër të madh të ekosistemeve të rëndësishme pyjore dhe ekosisteme të tjera të ruajtura dhe me karakteristika të pasura hidrologjie, gjeomorfologjike dhe peisazhore që kanë rëndësi shkencore, edukativo-arsimore dhe turistike-rekreative.

Parku kombëtar “Bjeshkët e Nemuna” përfshinë sipërfaqen prej 62.488 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Gjakovës, Junikut, Pejës dhe Istogut, ndërsa kufijtë janë të përcaktuar me këte ligj.

Me amendament të shtuar, janë hequr brengat e banorëve për qështje pronësore, pasi këto të drejta si dhe denacionalizimi do të rregullohen me ligje të veçanta dhe nuk janë subjekt i këtij ligji.

Në këtë park, me këtë ligj janë vendosur regjimet mbrojtëse sipas zonës së parë (pjesë e territorit me veçori të jashtëzakonshme natyrore dhe gëzon karakterin e mbrojtjes strikte), zona e dytë (pjesët e territorit që karakterizohen me ekosisteme dhe vlera tjera të natyrës ku mund të ushtohen veprimtaritë që nuk janë në kundërshtim më qëllimet e mbrojtjes), zona e tretë (pjesë ku lejohet shfrytëzimi i qëndrueshëm, e paraparë për ndërtim të objekteve për pushim, rekreacion e turizëm dhe nevojat e banorëve për shfrytëzim të kufizuar të të mirave të natyrës) dhe zona e ndikimit (hapësira prej 50 metrave nga kufiri i Parkut që shërben për parandalimin e ndikimeve të dëmshme).

Këtë park do ta administrojë Drejtoria për Administrimin e PK “Bjeshkët e Nemuna” e cila do të themelohet në vitin 2014 nga MMPH.

Ndërkaq, PK “Sharri” përfshinë sipërfaqen prej 53.469 ha dhe shtrihet në territorin e komunave të Kaqanikut, Shtërpcës, Suharekës, Prizrenit dhe Dragashit.

Edhe ky park i nënshtrohet regjimeve të mbrojtjes sipas zonës së parë, të dytë, të tretë dhe zonës së ndikimit, të rregulluara me këtë ligj. Administrimin e këtij parku do ta kryejë Drejtoria për Administrimin e PK “Sharri”, që do të themelohet brenda gjashtë muajsh.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)