Miratohet Ligji i ri për Ndërtim
Prishtinë, 31 maj - Kuvendi i Kosovës sot gjatë seancës plenare ka miratuar Ligjin për Ndërtimin.
Ligji i ri është bazuar në rekomandimet e Programi për përmirësimin e mjedisit afarist, Projekti i USAID-it.
Në bazë të kërkesës së MMPH-së për ndryshimin e Ligjit të Ndërtimit Nr. 2004/15, ky ligj reflekton edhe rekomandimet e bëra në raportin e Bankës Botërore të të Bërit Biznes 2011. Projektligji i ri i Ndërtimit reflekton komentet nga IFC (Banka Botërore) dhe ICO.
Ky projektligj është në harmoni të plotë me praktikat më të mira ndërkombëtare, pritet të eliminojë barrierat biznesore, të ulë shpenzimet e bizneseve, dhe në të njëjtën kohë siguron shëndetin dhe sigurinë publike.
Miratimi i këtij ligji do të çojë në përmirësim të dukshëm në renditjen e Kosovës në të bërit biznes që kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit. Ky ligj mbështet qëllimin e Qeverisë për arritjen e Kosovës në Top-40 në 2014. Kjo përpjekje do të arrihet përmes zvogëlimit të afateve dhe procedurave për shqyrtimin e kërkesave për leje të ndërtimit, zvogëlimit të kostos për marrjen e lejes së ndërtimit, përcaktimin e hapave të qartë për inspektimin e ndërtimit dhe njohjes së parimit Heshtja është Miratim.
Gjithashtu, mungesa e dispozitave të cilat mundësojnë rritjen e efikasitetit të punës së pushtetit lokal dhe dispozitave të cilat krijojnë kushte më të mira për investime siç janë afatet dhe procedurat për shqyrtimin e kërkesave për leje të ndërtimit dhe koston e lejes së ndërtimit.