28 Prill 2024

Miratohen Komisionet për ndryshimin e kushtetutës

Prishtinë, 22 prill - Kuvendi i Republikës së Kosovës me 76 vota për, 6 kundër dhe 4 abstenime ka miratuar themelimin e dy Komisioneve, të cilat do të merren me ndryshimet kushtetuese dhe Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme.

Themelimi i komisioneve vjen pas marrëveshjes që ishte arritur mes tre përfaqësueseve politikë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa, dhe Behgjet Pacolli.

Marrëveshja parasheh zgjedhje të drejtpërdrejta për presidentin edhe atë jo më larg sesa gjatë verës apo vjeshtës së vitit vijues.

Po ashtu, parashihen zgjedhjet e reja edhe për Kuvendin e Kosovës diku në vjeshtën e vitit 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)