Miqtë e Amerikës nderojnë Aganin me Mirënjohje
Prishtinë, 22 maj - Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, për angazhimin dhe kontributin e dhënë në kuadër të forcimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe ShBA-së, konkretisht në sektorin e shëndetësisë, është nderuar me Mirënjohje nga shoqata shqiptare \"Miqtë e Amerikës\".
Kryetari Agani, falënderoi drejtorin e kësaj shoqate, Agim Rexhepin, të cilit i premtoi se ky bashkëpunim i ndërsjellë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, duke vlerësuar lart angazhimin dhe rolin e stafit të shoqatës shqiptare \"Miqtë e Amerikës\", për ndihmën e pakursyer dhënë kauzës shqiptare.
Ditë më parë ministri Agani dhe Rexhepi kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe shoqatës \" Miqtë e Amerikës\".