Minoritetet kërkojnë 4 ministri
Prishtinë, 30 nëntor - Partitë e komuniteteve pakicë do të detyrohen të marrin ato dikastere qeveritare të cilat u ofrojnë partnerët e koalicionit PDK dhe LDK, pasi këto dy parti kanë vota të mjaftueshme për formimin e institucioneve edhe pa ta.
Për ta përmbushur obligimin kushtetues, minoritetet joserbe janë pajtuar me këtë fakt që të marrin gjithçka që u ofrohet.
Ndërsa Lista Srbska ka paralajmëruar se nuk do të pranojnë të bëhen pjesë e Qeverisë Mustafa, nëse nuk u plotësohen kërkesat e tyre.
/Zëri/