16 Janar 2025

Minoritetet kërcënojnë me bllokim të reformës kushtetuese

Prishtinë, 10 shkurt - Deputetët e pakicave kanë kërcënuar se do ta vënë në lëvizje mekanizmin bllokues të votimit në Kuvend, nëse kolegët e tyre shqiptarë nuk përfillin kërkesën për kthimin e normës kushtetuese që u rezervon minoritarëve ulëse në Kuvend.

Sipas një burimi të Kohës Ditore, përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare kanë diskutuar javën e shkuar edhe çështjen e rikthimit të normës, bashkë me ndryshimet kushtetuese që do të bëhen në kontekst të zgjedhjes së presidentit dhe të kompetencave të tij.

“Deputetët e pakicave kanë thënë se asnjë ndryshim kushtetues nuk kanë me e përkrahë nëse ne nuk e përkrahim të drejtën që ata me vazhdu pafundësisht edhe me vende të garantuara, por edhe me të rezervuara”, ka thënë burimi. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)